16.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

Rama: Kush i thotë Thaçit tradhtar, është gomar

Përplasje mes Ramës dhe Haradinaj për temën e korrigjimit të kufijve.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me tone emocionale ka thënë që kushdo që i thotë presidentit Hashim Thaçi tradhtar, është gomar.

“Hashim Thaci është presidenti i Kosovës dhe komandanti i UCK, kush ngre dorën ndaj tij duke e quajtur tradhtar, është një gomar, kaq di të them unë, të tjerat janë debate për një vizion strategjik për të ardhmen, çështja është që të gjejmë rrugën e duhur strategjike që shqiptarët të jenë bashkë, me mentalitet, që shqiponjë të jetë një dhe vendet të jenë një në çdo drejtim dhe aspekt”, tha Rama.

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj i bëri me dije Ramës se askush nuk do ta prekë asnjë metër të tokës së Kosovës. Haradinaj tha  se çështja e korrigjimit të kufijve të Kosovës ka mbaruar më 17 shkurt të vitit 2008, kur edhe është shpallur pavarësia e Kosovës.

“Kush mendon se merr tokë prej Kosovës e ka gabim, a ke i Kosovës a i Shqipërisë, a i kujdo koftë, asnjë metër e Kosovës nuk merret më, a ke Ramushi a Edi a Hashim Thaçi a kushdo tjetër, gabon rëndë. Kjo është tokë e shqiptarëve e lame me gjak, 17 shkurti nuk preket më, duhet ta dijë gjithkush këtë. Me këtë kufi na ka njohtë edhe Shqipëria edhe Amerika”, u shpreh Haradinaj.

Komentet e Haradinajt erdhën pas fjalëve të Ramës i cili tha se kush e quan tradhtar Thaҫin ai është gomar.

Ndërkaq përplasje për çështjen e kufijve të Kosovës dhe diskutimit të tyre në dialogun me Serbinë, ide kjo e presidentit Thaҫi, ka pasur ndërmjet këtij të fundit dhe kryeministrit Haradinaj, i cili i ka dalë kundër ҫdo herë kësaj ideje

 

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat