fbpx

Rama “lëshon” edhe Klanin Avdylaj: Janë Plehra, që flasin në telefon

RAMA-2.jpg

Edi Rama sqaroi qëndrimin e tij dhe të mazhorancës në lidhje me përgjimet e nxjerra nga BILD ku grupi Avdylaj dhe në mënyrë të vecante Astrit Avdylaj komunikonte ne telefon me zyrtare te bashkive të Durrësit dhe Shijakut.

Rama tha se nuk mund të mbaj përgjegjësi se cfarë diskutojnë në telefon disa plehra.

“Nuk merrem me plehra unë. Se çfarë flasin ca plehra në telefon me njëri-tjetrin unë nuk mbaj përgjegjësi. Kjo është një indicie dhe unë prandaj thashë e neveritshme. Përgjimet janë copëza dhe duhet të ketë një arsye që kjo botë përgjimet i konsideron indicie jo si prova.”

Megjithatë Rama I konsideroi përgjimet si përralla të opozitës. Ai tha se Avdylajt kanë qënë për 20 vite njerëz që kanë mbledhur vota për PD-në. Kryeministri madje shtoi se qeveria e tij, këta njerëz I ka cuar të gjithë para drejtësisë.

Këto janë të gjitha përrallat e opozitës. Në Shqipërinë që qeveris unë këta janë në burg dhe ata si këta po ashtu. Në Shqipërinë që drejtoj unë I është hapur një luftë të gjithë krimit dhe po vendosen para drejtësisë të gjithë kriminelët. Dhe këto janë përpëlitje të opozitës..Preket vota, s’preket vota është një gjë që duhet provuar. Këta njerëz , këta plehra që dalin në përgjime 20 vjet kanë shërbyer si flamurtarë të PD. Dhe nëse në Shqipëri ka një njeri që blen vota ai ka qenë Sali Ramë Berisha. Ai ua merrte votën me dhunë shqiptarëve. Unë nuk kam marrë asnjë; nuk njoh asnjë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303