13.5 C
Tirana
E martë, 23 Prill, 2024

TË FUNDIT

Rama lëshon thirrjen për shqiptarët: Ju do vendosni, o me drejtësinë o me Ilir Metën

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij për programin “Shëndetësia që duam” ka sulmuar presidentin Meta. ai ka thënë se shqiptarët më 25 prill duhet të vendosin nëse do zgjedhin drejtësinë apo Ilir Metën.

Ne do të ngremë pas 25 prillit të gjithë argumentet për Shqipërinë e viteve që vijnë dhe planin e veprimit për 2021-2025. Ne nuk jemi një nga partitë në garë, por forca e qeverisjes sot dhe nesër. Kjo fushatë nuk është ngritur për të ngritur në radhë premtimet tona, por mundësi për t’ju njohur me planin konkret. Dje thashë se 25 prilli është një udhëkryq për drejtësinë. Dhe në 25 prill sikundër na kanë ndihmuar që ta bëjë të qartë presidenti aktual që flet dhe në emër të atij presidenti më famëkeq të kësaj republike, ju do të vendosni; me drejtësinë apo me Ilir Metën. Me reformën në drejtësisë apo me koalicionin KÇK, PD-LSI. 25 prilli është udhëkryq edhe për shëndetin e shqiptarëve. Në luftën e egër që zgjat prej 1 viti dhe që ka hyrë në fazën finale me vaksinimin, armën fituese, sëpatën me të cilën mund të presim hap pas hapi, goditje pas goditje zinxhirin e infektimeve.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss