Rama lëvdata vetes për kthimin e Alvinit në shtëpi, ja ç’thotë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për nxjerrjen e Alvin Berishës nga kampi Al Hol. Rama njofton se Alvini po kthehet në shtëpi dhe ka falenderuar për këtë homologun italian, ndërsa e ka mbyllur me mesazhin se nuk mbyllet këtu pas ka plot gra e fëmijë të tjerë nga Shqipëra që janë peng i kamp-burgut.

Statusi i Ramës:

“ALVINI PO KTHEHET NË SHTËPI

  • Pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Beirut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentat e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë
  • Një falenderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane
  • Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm
  • Por për ne, përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin…”, tha Rama.