fbpx

Rama ‘live’ nga Instagrami: Jemi duke kaluar më të keqen, jemi në ekuilibër. Masa shtrënguese për Vitin e Ri? Për momentin…

ramaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa.png

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim ‘live’ me portalin studentor në Instagram duke iu përgjigjur pyetjeve jo vetëm për situatën nga pandemia e COVID-19.

I pyetur se si do na gjejë Viti i Ri, Rama tha se në shumë aspekte mund të thuhet që më e keqja ka kaluar ndërkohë që në aspektin e pandemisë jemi duke kaluar më të keqen sepse ky dimër do jetë shumë i vështirë nga pikëpamja shëndetësore. “Besoj që do ta kalojmë dhe do ta kalojmë duke dalë jo të dërrmuar por sigurisht më të çliruar dhe më të fortë”, deklaroi ai.

Sa i përket mundësisë për masa shtrënguese për Vitin e Ri, Rama tha se për momentin nuk janë paraparë, por nuk përjashtohen.

“Masat shtrënguese nuk i vendos unë, i vendos komiteti teknik i ekspertëve. Masa më e rëndësishme është çfarë bëjmë si individë me rregullat e thjeshta sepse në fund të fundit ne jemi transmetuesit e këtij virusi dhe nëse e ndihmojmë apo e pengojmë virusin, varet nga ne. Deri tani nëse shohim atë që është problemi themelor i kësaj sfide, aftësinë për të përballuar fluksin e njerëzve në nevojë në spital them se jemi në ekuilibër. Nëse shohim fatalitetet edhe pse një jetë e humbur është shumë, jemi në ekuilibër. Askush, askund nuk i di të gjitha, mësojmë hap pas hapi. Për momentin nuk kemi paraparë masa shtrënguese por nuk i përjashton masat shtrënguese”, deklaroi Rama.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303