Rama: Luli si Haxhi Qamili me shokë

haxhi_qamili.jpg

Kryeministri Edi Rama ka folur në seancën e sotme plenare duke anashkaluar fillimisht përgjimet dhe raportin e Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2018.

“Haxhi Qamilët janë ata që ulërinin për Europën por që luteshin që Europa të largohej nga ata për të gjetur kështu një orientim të ri: Ismail Kadare, Mosmarrëveshja, fq 184” kështu e nisi fjalën e tij kryeministri Edi Rama.

Rama ka injoruar kështu përgjimet duke cituar pjesë nga vepra e Ismail Kadaresë në vend që të flas për raportin vjetor të Prokurorisë që kaq shumë është përfolur këto kohë sidomos për mungesën e hetimit të dosjeve të cilat u publikuan nga Bild.

Përgjimet e publikuara së fund nga Bild kishin edhe biseda ku ishte i përfshirë edhe vetë kryeminsitri Edi Rama.

“Në këtë orvatje bashkohet ankthi nga drejtësia nga frika nga zgjedhjet. Po marrin peng procesin zgjedhor të 30 Qershorit. Marrja peng është orvatje për t’i mbyllur Shqipërisë derën e negociatave dhe gjithë plani me përgjime të pa hetuara, por të mbyllura në kasafortë dhe të dorëzuara te partia që lajmëron daljet në Gjermani përpara se të dalin në Gjermani. Gjetja e vendit në Gjermani, kalendari aspak çuditërisht i përputhur me protestat, flasin vetë për këdo që dëshiron që të shikojë dhe mendojë. Revolucion imagjinar me punonjës bashkie, të rinj rrugë humbur që maskohen” ka thënë ndër të tjera Rama

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303