fbpx

Rama mbërrin të Kryesia e Kuvendit, ka takim me Kujtim Gjuzin & CO

Kryeministri Rama ka mbërritur pak minuta më parë te zyrat e Kryesisë së Kuvendit. Pritet që të takohet me opozitën parlamentare.

Kanë qenë deputetët e opozitës parlamentare ata që kanë kërkuar të takoheshin “urgjentisht” sot me Ramën dhe Taulant Ballën. Në takim me Ramën do të jenë deputetët Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku dhe Kujtim Gjuzi.