Rama mbledh drejtuesit e lartë të PS, zbulohet arsyeja

Partia Socialiste ka mbledhur kryesinë mëngjesin e sotëm, dhe më pas pritet që të ketë një takim mes Ramës dhe disa drejtuesve të lartë në PS.

Mësohet se Rama ka thërritur takim me Ballën, Ruçin dhe Gjiknurin, ndërsa paraprakisht thuhet se tema e bisedës do të jetë Reforma Zgjedhore, që mbetet një nga kushtet kryesore të ndërkombëtarëve.

Mëngjesin e sotëm gazetari Nikoll Lesi, përmes burimeve në qeveri shprehej se Rama do të shpallë sot zgjedhjet e parakohshme, po sesa e vërtetë do të jetë kjo na mbetet të presim orët e mëvonshme.

Vijon…