Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbledhur grupin e PS gjatë ditës së sotme.
Mendohet se diskutimi i Ramës do të ketë në fokus pikërisht zgjedhjet e 30 qershorit.
Sipas shqiptarja.com, mendohet se takimi do fokusohet te tre pika kryesore, që janë situata politike në vend, menaxhimi dhe përgatitja për zgjedhjet lokale.
Gjithashtu, primare do të jetë edhe përzgjedhja e 61 kandidatëve për Bashkitë.
Nga ana tjetër, mendohet se do të vendoset edhe data e zhvillimit të Asamblesë së PS./real-news.tv
Advertisement