fbpx

Rama mbledh serish shtabin e fushatës elektorale për herë të 4-t, ç’u diskutua?

Kryeministri Edi Rama vijon serish me mbledhjet me të vetët. Së fundmi, për herë të katërt brenda pak ditëve, kryeministri ka mbledhur shtabin e fushatës elektorale.

Edhe këtë javë, Rama e ka nisur me një mbledhje me drejtuesit politik të qarqeve në seli.

Në këtë mbledhje u bëne raportimet javore për zonat që ata mbulojnë, si dhe u diskutuan çështje të tjera të rëndësishme si Asambleja e PS, që pritet të mbahet këtë fillim muaji.