Rama mbron KQZ: Nuk mban përgjegjësi, vendimi i Metës nul

Në Memon shpërndarë grupit parlamentar, specifikohet se Akti i Presidentit që ka vendosur shfuqizimin e dekretit të mësipërm, është një akt absolutisht i pavlefshëm, dhe si i tillë konsiderohet një akt nul që nuk mund të prodhojë asnjë pasojë.

” Dekreti i Presidentit që cakton ditën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit është i vetmi akt i ligjshëm i nxjerrë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë në kuadër të zgjedhjeve vendore 2019. Bazuar në parimin e ligjshmërisë dhe përgjegjësisë si dhe diskrecionit të organeve administrative, asnjë organ publik nuk ka detyrimin dhe nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore nëse nuk zbaton një urdhër, akt, apo çfarëdo vendimi absolutisht të pavlefshëm dhe që bie në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ligjin”.