Rama me ‘dorë të hekurt’, ligj të ri për të luftuar prokurorët dhe gjyqtarët

ra.jpg

Sulmi qeveritar ndaj prokurorit të Durrësit që po heton çështjen e ish-kreut të Kadastrës Durrës, Liridon Pula, vijon. Këtë të mërkurë erdhi nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, i artikuluar nga kryeministri Edi Rama.

“Prokurorë dhe gjykatës që e dinë se nuk e kalojë vetingun dhe kanë nxjerrë një togfjalësh KÇK, të kapim ça të kapim, këtë grup, këtë organizatë kriminale, ky parlament duhet ta shpalli grup në kërkim, e them jo në mënyrë metaforike, por të drejtpërdrejtë, ta shpallim në kërkim me çdo mënyrë, duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu, gjithë bashkë, e kotë ti bëjmë njeri-tjetrit predikime dhe nga tryezat e opozitat të fajësojmë qeverinë dhe nga tryezat e qeverisë të justifikojmë. Vetingu do kërkojë dhe disa vjet dhe s’mund të lejojë që prokurorë si ai Durrësit dhe gjykatës si ajo e Durrësit të bëjnë kërdinë mbi njerëzit çdo ditë”. Shpallja në kërkim e KÇK-ve është projekti që duhet të kemi ne si parlament një orë e më parë. S’ka asgjë që mund të na justifikojë para njerëzve”, tha Rama.

Ai paralajmëroi madje një ligj të ri për të luftuar prokurorët dhe gjyqtarët e përfshirë në grupimin që e quajti “KÇK”.

“Ti japim me ligj mesazhin që KÇK është në kërkim. Ne do ta bëjmë këtë”, u shpreh.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303