Rama: Meta lëshoi re të madhe nga pantallonat

‘Po të isha i shqetësuar për karrigen time dhe për qeverinë do isha më i lumtur, që presidenti lëshoi një re kaq të madhe nga pantallonat mbi datën e zgjedhjeve’,- kështu është shprehur Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nga poltorja e Kuvendit.

“Të jem kaq i patundur nga bindja se kjo nuk është koha për asnjë kompromis por është koha për fushatë. Këto zgjedhje janë vendore. PS qeveris 75% të këtyre bashkive. Mbështetja për mua dhe qeverinë është e palëkundur. Ekonomia goditet, turizmi dëmtohet. Qetësimi i situatës për zhdekretimin e zgjedhjeve duket si gjëja më e lehtë.

Një dhimbje jo e vogël koke si ecja në këto kushte jo normale kur s’kam asnjë lloj interesi kthehen në pengesë për qetësimin e kësaj situatë dhe asnjë pengesë për këtë qeverisje edhe sikur zgjedhjet të shtyhen në pafundësi. Po të isha i shqetësuar për karrigen time dhe për qeverinë do isha më i lumtur, që presidenti lëshoi një re kaq të madhe nga pantallonat mbi datën e zgjedhjeve.

Ja lija fjalën Ilirit, ngrija duart lart dhe u zhduk data e zgjedhjeve dhe dilja si një burrë i urtë. Sikur të isha si dal tek filxhani i fallxhores ose te katrani i qytetarit dixhital shpëtoja dhe unë. Mund të themi edhe nesër se nuk duam zgjedhje lokale dhe vendore sepse kemi sinjale që po vidhen.

Mirëpo shtetet demokratike kane kushtetuta dhe ligje. Prandaj këto aventura nuk mund të kthehen në vendime politike dhe ky vit kadareian e kthente Shqipërinë në një skenë të Kumarxhiut të Dostojevskit”, tha Rama.