24.5 C
Tirana
E enjte, 30 Maj, 2024

TË FUNDIT

Rama: Mos e fusni më dorën në xhep!

spot_img

Kryeministri Rama thotë se po u jep fund sorollatjeve tw qytetarëve. Në takimin e përjavshëm të “bashkëqeverisjes” ka ripërsëritur faktin se kjo platformë është rruga më e shkurtër për të arritur në zgjidhjen e shqetësimeve, duke iu dhënë fund kështu sorollatjeve nëpër zyra.

“Ne këmbëngulim çdo javë me këtë event publik, që për çdo qytetar që merr një shërbim duhet  të kuptojë se platforma është rruga më e shkurt për të zgjidhur shqetësimin”, tha Rama.

Rama u shpreh se në rast se zyrtarët nuk japin zgjidhje, masat penalizuese fillojnë nga ato administrative deri tek procedimi i tyre në rast se ka dyshime për elementë korrupsion.

Presioni që ushtron qytetari nëpërmjet platformës për të kërkuar të drejtën e vet është maksimal. Nuk ka asnjë shans, që të shmangen, në rast të kundërt do të ndëshkohet deri në largim nga puna dhe çuarjen e rasteve deri në prokurori nëse ka dyshime për korrupsion. Platforma është rruga e sigurt dhe sukses i padiskutueshëm për çdo qytetar. Qytetari nuk ka nevojë të fusë dorën në xhep”, shtoi Rama./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat