Rama ndërpret fushatën, a do të ketë zgjedhje në 30 qershor?

Kryeministri,  Edi Rama,  ka anuluar ditën e sotme takimin e planifikuar me qytetarët në Kamëz.

Këte gjë e ka bërë të ditur kandidati i PS për Bashkinë Kamëz, Rakip Suli, i cili ka shkruajtur në rrjetet sociale se takimi i planifikuar ditën e sotme me elektoratin në Kamëz do të anulohet për shkak të ndryshimit të axhendës së kryeministrit Rama.

Ky ndryshim i axhendës ka vënë në diskutim zhvillimin e zgjedhjeve vendore në datë 30 qershor.

Takimi  do të zhvillohej sot në orën 17:00 në Kamëz, ku ishte planifikuar që të kishte edhe surpriza për kryeministrin nga ana e partive opozitare. Nuk dihet ende nëse është kjo arsyeja e anulimit të takimit me banorët e zonës, apo axhenda e ngjeshur e kryeministrit. /real-news.tv/