fbpx

“Rama, ndërtuesi i urave”/ BILD shkruan për kryeministrin: Negociator mes Turqisë dhe Greqisë, kancelarja e inkurajoi…

Rama-Erdogan-dhe-Mitsotakis-1.jpg

Gazeta “Bild”, ka renditur kryeministrin Edi Rama në listën e “fituesve” të ditës. Në një shkrim të shkurtër të publikuar, shkruhet se kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama do të jetë ndërmjetësuesi i takimit Turqi-Greqi për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre.

Sipas BILD, ka qenë kancelarja gjermane Angela Merkel, vetë personi që e ka inkurajuar Ramën që të ndërhyjë për të shuar tensionet mes dy vendeve.

“Kancelarja personalisht e inkurajoi atë! Edi Rama (56), Kryeministri i Shqipërisë, po përpiqet të mbledhë krerët e shtetit të Turqisë dhe Greqisë në një tavolinë. Historiku: mosmarrëveshja për ishujt në Detin Egje, e cila kohët e fundit ishte përshkallëzuar. BILD thotë: Rama, ndërtuesi i urës së dialogut!,”-shkruhet në artikull.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ftoi pak ditë më parë zyrtarisht Greqinë që të ulet në bisedime me Turqinë në Tiranë. Takimi fillimisht u caktua të ndodhte në Tiranë, me ftesë të kryeministrit Edi Rama por më pas u zhvendos për në Stamboll, më 25 janar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303