Rama: Në 1 janar mbyllen lojërat e fatit. Për 24 orë të hiqen reklamat e basteve nga mediat

Rama-mbledhje-qeverie.jpg

Kryeministri i vendit Edi Rama pas mbledhjes së sotme të qeverisë, në një konferencë për shtyp, duke folur mbi ligjin për lojërat e fatit, Rama na njohu me vendimin e katërt të qeverisë.

Sipas tij, nga 31 dhjetori do të pushojë së funksionuari çdo lojë elektronike dhe se do të merren masa për çdo media që ende i reklamon.

“Të gjitha portalet dhe mediat televizive duhet të marrin masat për heqjen e të gjitha reklamave të kompanive të basteve sportive brenda 24 orëve. Në territorin e Shqipërisë nuk do të ngrihet më asnjë qepen për Kazino Elektronike dhe apo pika bastesh në zonat e banuara. Paralajmëroj mediat që të heqin nga reklamat nga faqet e tyre, AMA do të zbatojë ligjin. Do të mbyllet çdo faqe që i ka reklamë.”

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303