Rama në Berlin: Ja çfarë bëj para se të marr vendime të rëndësishme

Screenshot_11-11-e1548507666978.jpg

Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin ku ka çelur ekspozitën e tij të radhës, ku e shoqëron e gjithë familja Linda, Rea, Gregu e Zaho.

Ndërkaq shefi i qeverisë ka zbuluar “një sekret” për “Carlier Gebauer”, Galerinë e Arteve në berlin.

Ai ka rrëfyer se kur i duhet të marrë vendime të rëndësishme politike, qendron vetëm dhe pikturon.

“Fillova të kuptoj se e subkoshienca ime po ndihmohej ose ushqehej nga dora ime.

“Qëndroja i qetë, ndërsa ndërgjegjja ime duhej të përqëndrohej në kërkimin e temave dhe duhet të më ndihmonte të shmangia gabimet e gjykimit të gabuar përmes përqendrimit të cekët. Duke e ditur këtë, unë, i vetëdijshëm, marr kohe të qendroj vetëm dhe të vizatoj kur duhet të marr vendime të rëndësishme politike.  Qetësia e duarve të mija mëson kokën time të jetë e shëndetshme”, është shprehur Rama.

 

 

scroll to top