fbpx

“Rama në Bruksel”, Shehaj-Spiropalit: Këtu duhet të ishte ai, po ua la turpin juve

shehaj.jpg

Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti demokrat Agron Shehaj ka thënë se nuk është rastësi që ditën që ai i kishte kërkuar interpelancë për ligjin e investimeve strategjike, kryeministri Edi Rama është në Bruksel.“Kryeministri nuk erdhi, Xhaçka nuk është, sepse kryetarja e Kuvendit, të vetmen të enjte që gjeti ishte ditën e samitit në Bruksel. Unë nuk mendoj që është rastësi. Ka të bëjë më faktin që për të mohuar vjedhjet, Rama nuk mund të ishte këtu vetë, as ministrja Xhaçka. Nxorrën Elizën, më falni, zonjën Spiropali, që të thoshte këtu “Ku është problemi?!”, tha Shehaj.Ndërkohë, ai e mbylli fjalën e tij duke pyetur Ramën dhe ministrat nëse kanë turp që vjedhin një nga vendet më të varfra në Evropë.“Unë e kuptoj që ju nuk keni frikë, nuk i trembeni as Gjykatës Kushtetuese, nuk ju bën përshtypje përgjegjësia para ligjit. Po turp, juve, kryeministrit, ministrat, nuk ju vjen fare turp të vidhni në këtë lloj mënyre një nga vendet më të varfra në Europë”, tha ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303