33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Rama në Fier, edhe sot protesta dhe tensione

spot_img

Mbështetës të PD e LSI-së kanë dalë sërish sot në protestë në Fier duke mbushur rrugët, para vendit ku kryeministri Edi Rama do të ketë takimin e radhës.

Me pankarta në duar “Rama ik”, “Rama si Chavez” etj, si dhe me vuvuzela qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit. Forca të shumta policie janë në vend duke mbajtur situatën nën kontroll.

Drejtori i Policisë së Fierit është përpjekur të largojë protestuesit por pa rezultat. Kryetari i PD Fier Luan Baçi ka akuzuar policinë se po provokon protestuesit.

Ai iu ka bërë apel gjithashtu dhe protestuesve të mos përplasen me forcat e policisë.

Ndërkohë nga ana e policisë është kërkuar prania e forcave speciale dhe bëhet gjithashtu thirrje që protestuesit të shpërndahen.

Kryeministri Rama ndodhet prej ditës së djeshme në Fier, ku ka zhvilluar disa takime në njësitë administrative të qarkut. Ndërsa sot ndodhet në qytetin e Fierit në kuadër të turit “Bashkia që duam”.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat