Rama në Komisionin e Sigurisë, tregon momentin kur Franca ngatërroi himnin tonë

Kryeministri Edi Rama ka folur në Mynih si kryesues i OSBE për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

Rama u ka bërë thirrje vendeve të OSBE të mbështesin Ukrainën, pasi njerëzit po jetojnë në kushte shumë të këqija.

Ai ka ironizuar edhe Francën për ngatërresën me himnin tonë gjatë ndeshjes për eleminatoret e Europianit 2020, ku zyrtarët e stadiumit ngatërruan himnin shqiptar me atë të andorës, dhe më pas i kërkuan falje Armenisë, duke thënë se kjo është shumë pak në krahasim me atë që ndodh në Ukrainë.

‘Ka përmirësime nga qeveria ukrainase për të ecur përpara. Misioni i OSBE po bën punë të shkëlqyer, sepse pranohet nga të dyja palët. Mungojnë monitorimet natën sepse nuk kemi kapacitetet e duhura, dhe për të vazhduar me monitorimet nuk duhen shumë para, por vetëm pak kontribute që njerëzit e Ukrainës të jetojnë në paqe. Edhe Rusia s’mund të jetojë me frikën e të qenit e rrethuar nga NATO. Edhe 16 vite më parë u mblodhën për Ukrainën, por pas 16 viteve kemi një luftë”, tha ndër të tjera Rama.