27.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Rama në konferencën e fundit: Ekonomia shqiptare sot është shumë më konkurruese

spot_img

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në konferencën e fundit të këtij viti për të folur për ngjarjet kryesore dhe zhvillimet në vend. Rama po zhvillon konferencën e fundvitit me gazetarët ku po analizon mbylljen e 2018-ës në raport me treguesit e punësimit, zhvillimit ekonomik si dhe situatës politike në vend.

Rama tha se papunësia në vend është ulur nga 18.2% në 12.4% duke prekur kështu uljen më historike të papunësisë. Sipas kreut të qeverisë, varfëria sot është më e ulët se 5 vjet më parë.

“Fuqia blerëse është rritur. Shqiptarët jetojnë sot më mirë se sa dje pavarësisht se nuk jetojnë sot aq mirë sa me të drejtë duan dhe sa ne me gjithë fuqinë tonë përpiqemi. Është një rritje ekonomike cilësore pasi ka ardhur si pasojë e rritjes së balancuar të konsumit. Ekonomia shqiptare sot është shumë më konkurruese se 5 vjet më parë gjë që e fakton një mori shifrash. Eksportet kapën vlerën 30% më shumë këtë vit se sa 5 vite më parë”, tha Rama.

Gjatë 2018-ës në Zyrat e Punës, janë punësuar 34 mijë e 604 persona vetëm këtë vit. 262 mijë nuk janë 300 mijë për ata që thonë se ku janë 300 mijë punësimet, por këto janë shifrat ne kontributet e sigurimeve. Papunësia është ulur nga 18.2 në 12.4, ulja më historike e papunësisë, është fakt. Varfëria është më e ulët se 5 vjet më parë. Banka Botërore konsideron rritjen ekonomike të Shqipërisë si më të lartën në rajon. Nuk dua të përcjell mesazhin që jam i kënaqur apo që ka ndodhur ndonjë mrekulli, por janë disa të vërteta të realitetit tonë.  

Rama gjithashtu ka përmendur taksat e shtetit të cilat janë më te ulta në rajon

Tamtamat kanë arritur të përçojnë një mesazh të gënjeshtërt. 

 Fakt janë krejt tjetër.  

Nëse analizojmë të mëdhenjtë, 10 kompanitë e mëdha, fitimet janë në rënie me 10 për qind në krahasim të vitit 2013 dhe 20 për qind në krahasim me vitin 2017. 

Janë fakte të verifikueshme 

100 të mëdhenjtë paguajnë më shumë taksa se sa paguanin 5 vjet më parë, ndërkohë që fitimi i tyre është më i ulët se 5 vjet më parë.  

Ku janë të mëdhenjtë që kanë mbledhur në 5 duar gjithë pasurinë e po bëjnë hatara me mbështetjen e qeversë. 

Faktet janë referenca zyrtare në librat e llogarive të shtetit. Nga ana tjetër sot puna taksohet me pak, ky është fakt deri dje taksohej 10 % sot 5.5 %. Në rajon kemi taksimin më të ulët të punës, 5.5%. Vitin që vjen janë 16 mijë të tjerë që do paguajnë afro 3 mln $ taksa më pak. 

Sot deri në 1.5 janë 90% dhe mesatarja është 5.5 % e taksimit. Nga 1 janari 91% e atyre që merren me biznes paguajnë vetëm 5% taksë është një taksë që nuk e ka asnjë vend i rajonit tonë.

 Këto janë fakte. Në 1 janar nuk do ketë më taksë mbi vlerën e shtuar për të gjithë imputetet bujqësore. ”- tha Rama

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/543472232786129/?notif_id=1546250739078675&notif_t=live_video

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat