fbpx

Rama në Ministerialin e Ballkanit Perëndimor: Nënshkruajmë 2 memorandume….

shenohet.jpg

Kryeministri Edi Rama teksa mirëpriti Ministerialin Digjital të Ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet në Tiranë si eventi përmbyllës i Samitit të tretë Digjital, bëri me dije se do të nënshkruhen dy memorandume, që ndihmojnë në ndërlidhjen e mëtejshme të rajonit.

 “Në këtë vit, i cili është shënjuar nga rregulla të pakëndshme, por të nevojshme, rregulla të reja të imponuara nga pandemia. Do të doja të theksoja se fakti që jemi në gjendje ta zhvillojmë në këtë format samitin është një shembull i asaj se sa shumë kemi ecur përpara në fushën e digjitalizimit. Jo shumë vjet më parë ky ndërveprim do të kishte qenë i pamundur. Gjatë këtyre kohëve, e po kështu gjatë këtyre ditëve, është bërë mjaft e qartë se ky samit digjital nuk është thjesht një samit si gjithë të tjerët apo thjesht një eveniment në kalendarin tonë, por është pjesë e një procesi të vazhdueshëm të pandalshëm, që përqendrohet te lidhja mes qytetarëve tanë e midis vendeve tona.

Tani që flasim jam i sigurt që jetojmë në një moment përcaktues për të ardhmen tonë, në shumë aspekte, por sigurisht jemi këtu për aspektin digjital, e nuk ka dyshim që digjitalja është absolutisht njëri prej aspekteve kyçe të rrugës sonë për të ecur përpara. Programi digjital karakterizohet nga përmasa që lidhen mjaft me talentin, imagjinatën, nismat e inovacionin, duke përfshirë një spektër të gjerë qytetarësh, pavarësisht nga profesionet. Shoqëria digjitale është sfida më e madhe e këtij shekulli, e po kështu është edhe instrumenti më i jashtëzakonshëm për të ngritur një mjedis, ku njerëzit të mund të jetojnë një hapësirë të ndryshme të lirisë, barazisë, përgjegjësisë. Nga ana tjetër, është edhe aspekti i shoqërisë, që përballet me kërcënimet e shumta të panjohura të këtij përparimi. I jam mirënjohës qeverisë gjermane, që ishte e gatshme të ndihmonte këtë samit, qoftë në fazën përgatitore, e po kështu gjatë seancave të punës. Më është thënë që ka shumë gjëra që do vijnë si rezultat i angazhimit të ndërmarrë me këtë rast, sidomos dy memorandumet e mirëkuptimit që do të nënshkruhen, njëri për transmetimin digjital mes rajonit dhe tjetri për ndërlidhjet e rajonit”, tha Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303