Rama në Përmet, vlerëson kryetarin e zgjedhur nga PD

5d0f3da9d39d8edi-rama.jpg

Kryeministri Edi Rama sot është zhvendosur në qarkun e Gjirokastrës për të zhvilluar takimet elektorale në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, për të cilat shprehet i vendosur që do të realizohen, pavarësisht dekretit të Presidentit, që i anuloi.

Ashtu si dje në Sarandë dhe çdo qytet ku ka qenë, edhe sot Rama është pritur me protesta nga militantët e PD-së dhe LSI-së në Përmet.

Grupi i militantëve me ish-deputetët e dy forcave opozitare në krye që po protestojnë tentuan ti bllokojnë rrugën, ndërsa policia ka marrë masat për shmangien e incidenteve.

Kryeministri Rama nga Përmeti, bashki që drejtohet nga Niko Shupuli, e vlerësoi kryetarin e bashkisë që drejtohet nga PD-ja, por tha se qyteti në 1 Korrik do të drejtohet nga një e zgjedhur nga PS-ja.

“Këtu në Përmet kemi pasur vullnetin për të mbështetur çdo projekt të kryetarit të bashkisë dhe është në rastet e pakta që kemi gjetur gjuhën e bashkëpunimit dhe ia kemi dalë që vizionin tonë ta jetësojmë të pa bllokuar. Por me Almën do të bëjmë shumë më tepër. Për fatin e keq të demokratëve, që nuk duan të arsyetojnë, pse dhe si PS-ja është forca e duhur dhe duan të kenë partinë e tyre në qeveri. Ata që sot duhet të ishin para jush, kanë ikur nga gara dhe kanë ndërmarrë ofensivën më të turpshme kundër zgjedhjeve, jush dhe popullit. Janë kthyer në çeta me 50 veta që shfaqen cepave të rrugëve. Flas për demokratët që jetojnë me punën e tyre dhe jo me përsheshin e SHQUP-it” tha ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303