Rama në takim me Komisionerin e BE, ja shqetësimi që ka

1575530095_ramaedi.jpg

Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar me Komisionerin e BE për menaxhimin e krizave, Janez Lenarcic tha se shqetësimi kryesor është se të prekurit nga tërmeti të kenë një çati mbi kokë.

Kryeministri theksoi se banorët në zonat urbane duhet të kalojnë nga hotelet në banesa me qira të marra nga shteti. Ndërsa shtoi se duhen siguruar çadra dimërore për banorët në zonat rurale, pasi është e pamundur ti marrësh në hotel për shkak se kanë bagëtitë dhe tokat.

Edi Rama: “Së pari dëshiroj që personat të kenë një çati në kokë. Ndërtimi kërkon kohë. Nuk duhen disa javë. Do na duhen 18 muaj kohë nëse gjithçka bëhet në mënyrë të menjëhershme. Në zonat urbane banorët janë strehuar në hotele dhe ata kanë hapur dyert e tyre. Por kjo nuk mund të zgjasë pafundësisht. Të qëndrojnë aty deri në festat e fundvitit dhe më pas ti kalojmë në apartamente që i marrim ne me qira dhe të garantojmë që projektet të vazhdojnë për ti kthyer në shtëpi. Njerëzit në zonat rurale janë të lidhur me tokën dhe bagëtinë. Nuk mund ti thoni hajdeni mbylluni në hotel. Secili të ketë çadër dimri që të mos ndjejnë të ftohin, lagështirën dhe të kenë ndriçim.

Duhet të punojmë për rindërtimin e shtëpive. Këto janë nevojat kryesore.”

Rama parashtroi edhe kërkesën për të pasur një fond të integruar.

Edi Rama: “Ajo që mendojmë është të kemi fond të integruar. Duhet të jetë një gjë sipas standarteve të caktuara, çfarë banesash duhet të ndërtojmë. Larg qoftë nëse ndodh një tërmet tjetër kemi përgjegjësi dhe nuk mund të lemë organizatat të ndërtojnë siç duan vetë.”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303