Kryeministri Edi Rama, ka inspektuar ditën e sotme punimet në kopshtin “Niko Hoxha” në Kamëz.
Kopshti pritet të hapë dyert për 200 fëmijë, po ashtu në këtë zonë do të ndërtohet edhe shkolla, qendra shëndetësore, po ashtu edhe 270 apartamente për familjet e prekura nga tërmeti.
Gjithashtu bëhet me dije se në mes të muajit dhjetor do të nisë puna me infrastrukturën e plotë nëntokësore e rrugore.