Rama nis vizitën zyrtare në Kosovë, del njoftimi i rëndësishëm

rama-5.jpg

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka nisur vizitën zyrtare në Kosovë ku është pritur nga Kryeministri Kosovar Albin Kurti në një ceremoni në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër, më 27 shtator 2021, duke filluar nga ora 08:50, pret me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu”, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë. Pas takimit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin

Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, mbajnë konferencë për media në ora 10:20”, shkruajnë mediat në Kosovë.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303