Rama niset drejt Gjermanisë, ja ç’do të bisedojë me kancelaren Merkel

rama-merkel.png

Kryeministri i vendit, Edi Rama do të udhëtojë ditën e premte drejt Gjermanisë, i cili do të niset në kuadër të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Raportohet se ai do të zhvillojë një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Rama do të njihet me qëndrimin e Gjermanisë lidhur me përgjigjen që do të japë për hapjen e negociatave në Tetor.

Sipas DË, dy janë qëndrimet që Gjermania mund të mbajë ndaj Shqipërisë.

Thuhet se të gjitha gjasat janë që Gjermania të japë një “PO”, me kushte.

Megjithatë, mund të jenë dy kushte thelbësore.

E para, qartësimi i statusit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Dhe e dyta, qartësimi i çështjes së manipulimit të votave në zgjedhjet e shkuara.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303