Rama niset për në Bruksel: Po bëhet maksimumi

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh ndërsa është nisur për në Bruksel ku pritet të merret dhe përgjigjja për negociatat e Shqipërisë me BE.

Nga makina e tij, Rama tha se nuk është as pesimist dhe as optimist por se po bëhet maksimumi.

“Qëndrimi i Presidentit Macron dhe Francës nuk përkon me të Gjermanisë dhe të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare. Nuk jam as pesimist dhe as optimist por po bëhet maksimumi. Shqipëria më e sigurt në këtë proces”, tha Rama.

Geplaatst door Edi Rama op Woensdag 16 oktober 2019