Rama: Një tjetër paketë falas për qytetarët

Rama1.jpg

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.  Këtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri me anë të një videoje në rrjetin social ‘Facebook’, ku shkruan se qeveria ka ofruar një tjetër paketë të shërbimeve falas në sistemin shëndetësor.

Bëhet fjalë pikërisht për lentet e syrit. Gjithashtu, Rama shkruan se QSUT garanton një ndryshim epokal të shërbimit mjekësor.

“Lentet e syrit tanimë janë një tjetër paketë që u shtohet shërbimeve falas në sistemin tonë shëndetësor, ndërkohë që ndërtimi i depos moderne të barnave në QSUT garanton një ndryshim epokal të shërbimit spitalor. Patjetër shëndetësia ka ende shumë halle, po kujt nuk ia shohin sytë ndryshimin tani lentet i ofrohen falas”, shkruan kryeministri në ‘Facebook’./real-news.tv

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/309639793008139/?__tn__=kC-R&eid=ARBvDo9f816izv1xTUT4O9BvI6WYhE2v0FJ6mjedts-Vb1KwGKZKd3Px7N9NcYh0kA6iCgFe1H26MONt&hc_ref=ARSBwX6SXTWaj5C6OZZcWl0paR2IluIfdk1JZeRZGtjozFGiUKczRmp6aSxqG5H4_So&__xts__[0]=68.ARCokU9fAoF_suUWxuOklPQGf7FV9h-MFa433k2Xb_sNIoaS1TETDr_6TEyqZjrf7-xPwA-GOjmDM9gltXqqoWLoc_fh-zaq66OngrjYcn8LeJd8E0Wdy9WGUgs7detC81sZsb0Qo-0V4Wo1mfDb4A7mh61BiBsN6tfh_CZZYT4MUO7ZXAiZXB0Pr82lPqgbv1KVO08b4gbwtgbHyZswAJQb97_4SvQm8Py0b00aNK6faJq5ZtZ29kpzB2_naMmLDqid_YKjrX1yTBP5vaMdHzTa7-dEeCMKy3ydb9JvmwXA4fP6qh14zZJ7hToubBvvZvPfYfc

scroll to top