TË FUNDIT

Rama nuk humb asnjë minutë kohë: Të përfundojmë reformën zgjedhore

Teksa është duke mbajtur në këto momente një fjalë në sallën e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje që të përfundojë sa më parë reforma zgjedhore.

“Pa humbur asnjë minutë, duhet që përmes komisionit të ligjeve të hedhim në letër ato që do të jenë reflektimet e ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në Kodin Zgjedhor. Nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të punojmë me të gjithë ekspertët. Nga njëra anë për mekanizimin e listave të hapura, kur na duhet të diskutojmë dhe të gjejmë rrugën e duhur, jo vetëm brenda sallës por edhe me opozitën jashtë. Detyrimisht një orë më parë, nuk mund të jetë një proces i tejzgjatur për konsensus 100%. Por duhet konsensus për të mbaruar punë sa më shpejt. I vetmi problem për ne për hapjen e listave 100% është mbajtja e kuotave. Nëse nuk ka një mekanizëm të besueshëm, mos prisni nga ne hapjen e listave 100%. Lista të hapura që e kthejnë Shqipërinë pas në kohë, nuk çojnë asgjëkund për ne. Por besoj kjo nuk është sfidë e panjohur dhe e re që shfaqet për herë të parë”, tha ndër të tjera ai.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat