TË FUNDIT

Rama nuk kursen ironitë për Kontrollorët: Janë të stresuar se e kanë rrogën 2 mijë dollarë

Kryeministri Edi Rama nuk është kursyer aspak ndaj kontrollorëve të cilët mbajtën pezull punën ditën e  djeshme në Aeroportin e Rinasit. Ai ironizon duke thënë se punonjësit janë të stresuar ngaqë e kanë rrogën 2 mijë e ca dollarë.

Si ngrihen pagat? Si ata dje që janë të stresuar se kanë pagat 2 mijë e ca dollarë që nuk punojnë dot. Çfarë mund të thonë mjekët, të dalin dhe të thonë jemi të stresuar të vdesin ata. I meritojnë ata. I japim dhe nga 1 mijë euro në muaj plus se i meritojnë se kanë një stres të jashtëzakonshëm. Çfarë mund të thonë ata që shërbejnë me uniformat blu. Duam paga më të larta ose e lamë fare. Çfarë duhet të thonë mësuesit, mësueset. Nuk ndodh kjo kështu, pse ankohen për pagat në Francë, pse nuk ngrehen firifiu, pse jo në Gjermani. Rriten sipas mundësive. Nëse ti tallesh me popullin, çfarë bën ti. Do ta ulim prodhimin e qumështit dhe do ta rrisim të djathit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat