fbpx

Rama nuk ndalet, shënjestron sërish kandidatët e PD: Pjellë e fantazisë së shthurur, ja 3 ministrat e KCK dhe zonja me fjalorin e sharjes

edi-rama3-770x442.jpg

Kryeministri i vendit, Edi Rama, po prezanton sot planin për shkollat dhe universitetet, por nuk la pa shënjestruar  edhe kandidatët e listës së kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 Prillit.

“Nuk ishte në fushata zgjedhore të shumë kohëve më parë pas periudhës së komunizmit por 2 fushata më parë, koha kur mësuesit viheshi në rresht dhe mbushnin sheshet e kryeministrit të kohës. Si të ishin ata figurantët e paradave të dikurshme. Ishte vetëm një dekadë më parë kur mësuesit u bënë për ti bërë karshillëk opozitës që protestonte për hapjen e kutive të votimit. Atë farë burri shteti e detyroi DASH të hiqte dorë nga ai makabritet dhe mësuesit i shpëtuan atij poshtërimi. Sot mitingjet e kryeministrit ku mësuesit dëgjonin të sharat duket si një pjellë e fantazizsë së shthurur. Ja ku i keni 3 ministrat e KCK dhe një zonjë që njeh fjalorin e sharjes.

Si sharrëxhinj, dhe sharëxhinj. Imagjinojeni njërin nga të 3 në krye të arsimit dhe merreni me mënd pastaj  fëmijën tuaj mësuesnin e fëmijës tuaj shkollën e fëmijëve tuaj në duart e këtyre të 3. Jam krenar që PS e çliroi shkollën nga kthetrat e poolitizimit absurd dhe i ktheu mësuesit dinjitetin”, tha Rama.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303