fbpx

Rama nuk ndalet: Teatri Kombëtar do hyjë në Evropë me hijeshi dhe dinjitet

bd9ab24a3683720c02c6760321e3434c_L.jpg

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në Facebook për Teatrin Kombëtar. Ai premton e TK të nesërmen e afërt do të hyjë në Europë.

“Mirëmëngjes; Me këtë provë shembullore të vizionit e ambicies sonë për institucionet kombëtare të artit e të kulturës në Shqipërinë e shekullit XXI, ku shihet fare qartë edhe dallimi i madh mes dy botëve që u përplasën për Teatrin e Ri Kombëtar…

Teatri i Operas e Baletit të Shqipërisë që ka nxjerrë yje me famë botërore, sot ka hyrë në Europë me hapësirën e kushtet e reja dhe skena me sallën e saj nuk është më një vrimë e ftohtë për artistët dhe publikun, po një vatër kënaqësie për krijuesit dhe dashamirët e atij teatri.

Nesër, do të hyjë po kështu në Europë me hijeshi e dinjitet, edhe Teatri Kombëtar i Shqipërisë, që gjatë tërë jetës së vet nuk ka pasur dot një të ftuar për shkak të kushteve prej hauri kafshësh, ku dhanë shpirt të mëdhenjtë e skenës shqiptare dhe ku publiku s’e pati kurrë dot, dinjitetin e konsumatorit të ushqimit shpirtëror”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/894901727682229/?v=894901727682229

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303