fbpx

Rama nxjerr videon dhe jep lajmin, ja ç’po ndodh në Sherishtë të Vlorës

ramamama-660x330.jpg

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije me anë të një video në Facebook se në Sherishtë të Vlorës ka nisur puna për ndërtimin e landfillit të ri.

Kantieret e Rilindjes Mjedisore – Në Sherishtë të Vlorës kemi nisur punën për ndërtimin e landfillit të ri me standarde europiane, që do të presë mbetjet urbane të gjeneruara nga Bashkia Vlorë dhe Selenicë, për një mjedis të pastër për të ardhmen e sigurt të gjeneratave që do të vijnë. Por nuk do të ndalemi këtu! Do të vijojmë me këtë projekt madhor në fazën 2 me kapsulimin e landfillit ekzistues, që në fakt është veçse një gropë e madhe plehrash dhe do të përmbyllim venddepozitimet jashtë çdo standardi, për të vijuar punën tonë të Rilindjes Mjedisore për zgjidhje të qëndrueshme të menaxhimit të integruar të mbetjeve. Siç kemi bërë edhe në Elbasan, Fier dhe Tiranë, edhe në këtë vepër do të ndërtojmë një impiant riciklimi, pasi për ne, ndryshe nga sa bërtasin ata që janë të mirë për asgjë dhe që e lanë Shqipërinë një mal me plehra, rruga jonë e integrimit është me punë dhe jo me fjalë”, tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/338826003889915

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303