Rama nxjerr videon, ka një mesazh të fortë për të gjithë kritikët

471ec23ebbf0cfb2a8d192e7b61ebd2c_L.jpg

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video sot në rrjetin social Facebook. Në të, shihet ‘Rruga e Arbrit’, ku Rama i uron ditë të mbarë të gjithëve me këto pamje, por ka edhe një mesazh për skeptikët.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë vështrim mbi Rrugën e Arbërit, ku shijohet edhe cilësia e një projekti të konceptuar me synimin për ta harmonizuar sa më shumë me natyrën, ndërhyrjen e thellë përgjatë një peizazhi fantastik natyror, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, e sidomos në këtë rast, disa miqve këtu që nuk e di pse, po kur shohin investimet në Jug shkruajnë se nuk qenka investuar në Veri”, shkruan Rama.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303