Rama: Opozita e paaftë, nuk na mund dot

Në fjalën e tij në Parlament, kryeministri Rama u shpreh se opozita është e paaftë dhe nuk e mund dot qeverinë.

“Ne kemi mundur Saliun, kur Saliu kishte shtetin, kur na vidhej vota jonë. Ne mundëm Saliun, nuk mundemi dot Lulin me Salianjin dhe shokë? Kjo është qartësisht e dukshme. Opozita vetëm nxin Shqipërinë sepse është në opozitë dhe nuk fiton dot përballë nesh. Ata gjejnë vetëm justifikime, duke bërë sikur ne jemi problemi pse nuk mbahen zgjedhje të drejta. E vërteta është se ata nuk na mundin dot”, tha Rama.

Në lidhje me Reformën zgjedhore, Rama tha se është dakord me rekomandimet e OSBE-ODIHR.

“Qytetarët opozitarë të vendit janë braktisur nga PD dhe LSI. Opozita ka shkatërruar veten. Sa i përket reformës zgjedhore, jemi totalisht dakord me rekomandimet që jep OSBE-ODIHR. Patjetër që mund të ketë probleme, por do bëjmë më të mirën. Nuk është shpikur ende një sistem zgjedhor, që t’ja japë Bashës pushtetin në tavolinë”, theksoi ai./real-news.tv