22.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Rama: Pak ditë na ndajnë nga zbritja në fushë e skuadrës tonë për ndeshjen e 25 Prillit, 1581 aplikime për skuadrën e PS

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me disa nga “finalistët” e garës virtuale për t’u bërë pjesë e Partisë Socialiste. Rama tha se në total janë 1581 aplikime që kanë mbërritur në adresën e Partisë Socialiste, mes të cilëve janë përzgjedhur disa fitues që do të bëhen pjesë e skuadrës kombëtare për ndjeshjen e 25 Prillit. Rama tha se në këtë ndeshje do të vendoset nëse Shqipëria do të vazhdojë të ecë përpara apo do të ngecë përsëri.

“Edhe pak ditë na ndajnë nga zbritja në fushës e skuadrës tonë për ndeshjen e 25 Prillit. Është një ndeshje vendimtare për Shqipërinë në mes të një lufte botërore. Kjo ndeshje nëse do të vazhdojmë te ecim përpara apo të zhytemi përsëri. Ne kemi bërë shumë. Më shumë se të gjithë ata që e kishin këtë detyrë para nesh. Nuk i kemi bërë mirë të gjitha. Ama besoj se kush arsyeton me mendje të kthjellët, nuk e diskuton se nuk jemi kursyer asnjë ditë. Unë si i pari i familjes së madhe kam bërë çmos për ta merituar çdo ditë nderin që më keni bërë me besimin që më keni dhënë. Skuadra jonë kombëtarë po bëhet gati.

Ne nuk kemi mungesë. Kemi më shumë lojtarë. Grupi parlamentar ka qenë solid dhe mbështetës për reformat vendimmarrjet e vështira dhe çuarjet përpara. Ky grup do të jetë boshti i skuadrës kombëtare të 25 Prillit. Në partinë tonë nuk ka vend për kasta të pandryshueshme as për piedistale. Ne na duhen deputetë që ambicien më të lartë të kenë qëndrimin sa më pranë zgjedhësve, pjesëmarrjen në parlament dhe kontributin sa më pozitiv më frymën e skaudrës. Për ndeshjen e 25 Prillit kemi krijuar një proces të ri duke e hapur derën për ata dhe ato që kanë ambicien të bëhen pjesë e skuadrës.

1581 shprehje interesi nga të gjitha rrugët e jetës. Ka qenë nder për ne që kaq shumë individë me bindje të ngjashme me tonat dhe qëllime po ashtu na kanë ofruar gatishmërinë për t’u bërë pjesë. Sot takohem me disa prej atyre që janë seleksionuar për skuadrën tonë kombëtare. Këtu janë dy kolegë që kur ishin të rinj, në dy faza të ndryshme të PS u bën pjesë e skuadrës kombëtare. Erdhën nga dy rrugë të ndryshme dhe njësoj si ata që vijnë sot nga rrugë të ndryshme për t’u bërë pjesë e familjes bashkohen tek ambicia për të bërë më shumë dhe për të punuar e kontribuar e mbështetur të tjerë për një qëllim të madh. Taulant Balla dhe Erion Veliaj janë këtu me mua”, tha Rama

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat