Rama para gazetarëve pas takimit me Vuçiç: Jeni gabim vëllezër! Kosova duhet të jetë…

485ab0533d2d1a55e5c9bfd932abb573_L.jpg

Largpamës e ka cilësuar kryeministri Edi Rama veten e tij pas takimit me Presidentin serb Vuçiç, teksa ka folur për gazetarët.

Rama theksoi se Kosova duhet të jetë në tryezën e bisedimeve.

Rama: Mos vallë BE dhe SHBA kanë mbyllur sytë ndaj të shkuarës, mos e kanë lënë gjithmonë pas, mua nuk më rezulton kështu, mua më rezulton që të gjithë janë në një opozicion, Serbia duhet të njohë Kosovën por jemi në përditshmërinë që vazhdon, duhet më shumë largpamësi, dhe unë jam më larg se ju , dje isha hero kur isha në Beograd dhe kërkova njohjen e Kosovës ng Serbia, unë bëj detyrën time dhe ca do thoni nesër kur dhe Kosova të ulet në tryezë?

Që i fali krimet?

Kjo zhurmë e madhe është rezultat i atyre që janë futur në një rreth vicioz nga i cili uroj të dalin sa më parë.

Pyetje: Kush po iu sulmon, pse tha Vuçiç që jeni në mbrojtje

Rama: Unë nuk jam në asnjë mbrojtje unë kam reaguar dhe do reagoj ndanmj atyre që mbushin rrjetet me sharje, fyerje, damka por unë jam këtu për të cuar para idenë time dhe për fat të mirë është një ide e përkrahur nga të gjithë, hapjen e parë të kufijve e kam kërkuar që në takimin e parë të procesit të Berlinit. Dhe e dini kush ka qenë kundërshtarja e parë?

Serbia ka qenë kundërshtarja e parë, sot Serbia e pranon. Unë s’kam autoritet t’i urdhëroj por tu them jeni gabim vëllezër, Kosova nuk ka nevojë për një garë të brendshme, për teori konspiracioni, Kosova duhet të qendrojë fort, afër ,në krah me Shqipërinë dhe miqtë e ditës së parë SHBA dhe BE e mos kthejë strategjinë e së ardhmes në një luftë politike të ditës.

Kosova duhet të jetë në tryezë. Është një cmenduri ky debat që zhvillohet sot sepse duhet t’i referoheni procesit të Berlinit, referojuni marrëveshjeve, takimeve që janë bërë atje. Politika nuk është boks, është shah në pjesën më të madhe të kohës, ka një kohë për luftë, ka një kohë për paqe, për t’u tërhequr. Është absurd kur ti ke përfitimet e tua për këto bisedime. Unë takohem e flas me Thaçin, unë thjesht mbaj qendrimin tim dhe jap sugjerimin tim. Jam 100% me të drejtën se po mos isha, një nga vendet mike do më thonin kjo s’është e drejtë ndërkohë që kam mbështetjen e SHBA-së mike, të të gjithëve. Këtu s’jemi përballë asnjë detyrimi por para faktit për të bërë histori së bashku.

Për të cuar përpara lëvizjen e lirë të njerëzve të mallrave, është shumë e thjeshtë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303