fbpx

Rama paralajmëron edhe një herë bizneset për pagën e luftës: Nga e hëna…

Kryeministri Rama ka paralajmëruar edhe një herë bizneset se do të gjobiten nëse nuk aplikojnë për pagën e luftës për punonjësit.

Rama tha se po shkon në 30 mijë numri i pagave 40 mijë lekë të derdhura në llogaritë e punonjësv.

Teksa i kujtoi gjobat biznesve, theksoi se Punonjësit e lënë pa mbështetje do marrin 400 mijë leke duke nisur nga e hena.

MESAZHI I RAMËS

🟢 LAJM I MIRË: PO SHKON NË 30 MIJË NUMRI I PAGAVE 40 MIJË LEK TË DERDHURA NË LLOGARITË E PUNONJËSVE QË NUK E KISHIN MARRË MBËSHTETJEN FINANCIARE TË QEVERISË, SI PASOJË E MOSAPLIKIMIT NGA ANA E PUNËDHËNËSVE😊

Faleminderit punëdhënësve që reaguan pozitivisht ndaj apelit tonë!

🔴 SIPAS LLOGARIVE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATIMEVE JANË EDHE AFRO 20 MIJË TË TJERË QË DUHET TË PAGUAJMË, PRANDAJ U KUJTOJ PUNËDHËNËSVE QË S’KANË APLIKUAR ENDE SE AFATI PËR TA SKADON TË PREMTEN, 5 QERSHOR, NË MESNATË

Kush nuk do të bëjë aplikimin për punonjësit e vet do të paguajë gjobë, ndërsa të gjithë punonjësit e lënë pa mbështetjen e punëdhënësit, NUK DO TË JENË VETËM! SEPSE NE DO T’U DERDHIM MENJËHERË 40 MIJË LEKËT NË LLOGARINË E TYRE NGA E HËNA E ARDHSHME❤️