fbpx

Rama paralajmëron super publikime sonte në darkë: Unë e dua Lulin por një shpullë duhet t’ja…

rama-basha.png

Një ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një konfernce për shtyp tha se kryeministri Edi Rama po i bën presion kryebashkiakes së Durrësit Emirjana Sako për të firmosur koncesionin prej 100 milionë eurosh për incineratorët.

Po ashtu Basha shtoi se Rama ka planin rezervë për të shkarkuar Sakon nga detyra dhe për të emëruar si nënkryetare me kompetenca kryetareje, ish-ministren e tij Milva Konomi.

I pyetur në lidhje me këtë gjë, Rama tha se ky është një lajm që krijohet në media, pasi sipas tij e thotë Luli, e publikojnë portalet dhe pyesin gazetarët.

“Ndërkohë që pyetja është a ka ndonjë të vërtetë në dijeninë tuaj nëse është kërcënuar nënkryetarja e bashkisë Durrës? Por jo, ju e bëni A jeni në dijeni të kërcënimeve? Kjo është problemi me ju dhe pastaj më thoni pse kapem unë me mediat. Sot do ju them me dokumente pse është i mërzitur Luli. Me vjen keq për të, e dua shumë, por një shullë një herë në muaj e do. Është kusht i dashurisë ‘kush të rreh të do’..“- tha Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303