Rama pas takimit me naftëtarët: Do i vëmë në dispozicion mbështetje financiare

rama-edi-1-770x438.jpg

Pas takimit me naftëtarët në Fier, Kryeministri Rama foli për mediat atje.

“Kemi ardhur me idenë për sqarimin e pagave por natyrisht duke pasur parasysh se janë gjithë ato familje. Faktikisht kemi ndarë kohën në sensin se çfarë janë çështje që lidhen me marrëdhënie private, janë çështje që nuk i takojnë qeverisë.

Bëhet fjalë për një grup njerëzish që kanë një eksperiencë dhe një formim profesional. Faktikisht rafineria është e fikur por nuk flasim për pagën. Nuk merremi me paga të prapambetura, nuk është çështja jonë, por çështje që ka të bëjë me marrëdhënien e tyre me kompaninë. Qeveria në një sistem si ky që kemi zgjedhur para 30 vjetësh nuk merr përsipër të zgjidhë çështjet e kompanisë. Bëhet fjalë për një kompani që nuk mund të ishte ndryshe për kohën kriminale që u krye nga qeveria e mëparshme.

Nuk mund ta di se kur nis për aq kohë sa nuk kemi një investitor që është gati për të rinisur në këtë moment në këtë sektor. Natyrisht që tregova se kemi bërë përpjekje, por jemi në një pozicion specifik se ne bëjmë ndërmjetësin duke kontaktuar jashtë vendit që nga Presidentë, si a ii Azerbajxhanit por jo vetëm ai për ti kërkuar mbështetje të kompanive të tyre, por në këto kushte sot, në këtë kohë janë të painteresuara. Nëse ka një kompani që është gati të hyjë në këtë punë duhet të merret vesh në bankat.

Është e drejta e tyre por në kushte grevash nuk negocioj. Ne marrim përsipër të paguajmë që ata të rrinë në shtëpi në kuptimin që të bëjnë dhe punë të tjera. Por nuk janë një grup i zakonshëm punëtorësh dhe ne nuk duam ti humbasim. Ne do vendosim në dispozicion një mbështetje financiare të arsyeshme. Biseda sot ishte për të marrë vesh për parimin”, tha Rama.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303