Rama për protestën te Unaza e Re: Do të flas në Kuvend

download-1-4.png

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve të Unazës së Re të cilët kërkojnë dëmshpërblim për ndërtesat që do të prishen.

Nëpërmjet një postimi në twitter Rama shkruan se po protestohet dëmshpërblim për ndërtimet pa leje në shtratin e rrugës.

Arsyen se pse kjo po ndodh ai thotë se do të japë një sqarim të plotë në sallën e Kuvendit.

“Qysh nga prishja e parë masive në Parkun Rinia, u desh të kalonin mbi 15 vjet prishje për interes publik, që të protestohet me kërkesën për dëmshpërblim për ndërtimet pa leje në shtratin e rrugës! E dini pse? Kjo s’thuhet me një tëeet,meriton një shtjellim të plotë para Kuvendit”, shkruan Rama.

scroll to top