fbpx

Rama përgëzon aktorin shqiptar për rolin në serialin britanik: Sa e mbarova. Super!

Një serial i ri televiziv ka nisur transmetimin në Britaninë e Madhe dhe ai ka në qendër një varg bandash kriminale, mes tyre shqiptare. Në serial luajnë edhe disa aktorë shqiptarë.

Seriali “Gangs of London” është i zhanrit dramë-aksion. Ai ka në qendër të tij rivalitetin mes bandave dhe organizatave kriminale në Londër.

Gjithçka nis me vrasjen e kriminelit më të fuqishëm në Londër vritet (Fin Wallace (Colm Meaney). Djali i tij, Sean Wallace (Joe Cole) dëshiron të zërë vendin e babait.

Por kjo tërheq vëmendjen e bandave të Londrës, që përbëhen nga mafia shqiptare, e drejtuar nga Luan Dushaj (Orli Shuka), bandat kurde, pakistaneze, italiane dhe të tjerë kriminelë. Pikërisht aktorë të bandës shqiptare janë Orli dhe Eri Shuka, çift në serial dhe në jetën reale.

Orli dhe Eri, luajnë rolin e Luanit dhe Mirlindës të cilët drejtojnë bandën shqiptare.

Së fundmi aktori Orli Shuka është përgëzuar edhe nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama i shkruan:

Sa e mbarova! Super👏Pergezime

Madje aktori ka preferuar ta ndajë komentin e kryeministrit duke e veçuar dhe duke e postuar në Instagram: