Rama premton zgjidhje për pronat

rama-1.jpg

Kryeministri Edi Rama, duke folur nga Saranda, tha se shumë shpejt do të japë një zgjidhje edhe për çështjen e trojeve.

“Është shumë e rëndësishme, që paralelisht me gjërat e reja që bëhen, t’u jepet zgjidhje edhe disa çështjeve që janë të bartura, ndër të cilat çështja e trojeve. Jemi shumë pranë zgjidhjes, besoj. Në një kohë të shkurtër, në javët e ardhshme, qeveria do të marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë foli për titujt e falsifikuar të pronësisë: “Ne po përpiqemi të bëjmë një proces pastrimi të shumë titujve të falsifikuar të pronësisë. Kemi bërë një ngrirje në të gjithë zonën e bregdetit për të shpëtuar faktikisht pronarët e ligjshëm nga grabitqarët e pronave”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303