Rama pret Ina Nukën: Krenarë për ty

Mbrëmjen e djeshme është kthyer pas operacionit efektivja e policisë e cila u plagos nga protestuesit e Unazës së Re

Sot ajo është ne një takim me Kryeministrin e  Shqipërisë i cili e ka pritur Inën ne zyrën tij

Mesa duket Ina është rikuperuar pas operacionit dhe në bisede me Kryeministrin dhe ministrin e brendshëm Sander Lleshaj  ka shprehur të gjithë mirënjohjen

Rama tha se Ina u kthye në Tiranë pas një operacioni të vështirë, por të suksesshëm dhe do të vazhdojë të shërbejë me edhe më shumë pasion e vendosmëri, në radhët e Policisë së Shtetit.

Ina Nuka:

Operacioni shkoi me sukses. Brenda 6 muajsh do kem ndjeshmërinë  e gishtave me thanë mjekët. Më pas do heq penjët dhe do bëj fizioterapi deri sa të merret funksioni i dortës.

Ed Rama:

Ne jemi krenarë për ty dhe do të japim një mbështetje financiare dhe morale për t’u rikuperuar qetësisht dhe të rintegriohesh. Më pas do i kthehesh pak nga pak detyrës.

ERTV Live😊: Ina u kthye në Tiranë pas një operacioni të vështirë, por të suksesshëm dhe do të vazhdojë të shërbejë me edhe më shumë pasion e vendosmëri, në radhët e Policisë së Shtetit🤗#KrenarëpërInën🙏

Publiée par Edi Rama sur Dimanche 23 décembre 2018

 

Lër një koment