Pas prezantimi nga ana e kryeministrit të planit financiar për situatën që po kalon vendi për shkak të koronavirusit, vjen një reagim nga Partia Demokratike.
PD thekson se propozimi i qeverisë ka nevojë urgjente për transparencë dhe për t’u detajuar. Teksa i ka vlerësuar masat e shpallura nga qeveria, PD pohon se hapi në fjalë është i pamjaftueshëm.
Postimi i plotë në twitter
PD e konsideron planin e masave social-ekonomike si të domosdoshëm për përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirus. Propozimi i Qeverisë ka nevojë urgjente për transparencë dhe për t’u detajuar. Masat e shpalluara vlerësohen nga PD si një hap i parë i mirëpritur, por i pamjaftueshëm.

