28.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Rama: Protesta iku për lesh, dialogojmë se s’ju bëj magji

spot_img

Kryeministri Edi Rama teksa në asnjë çast nuk i kurseu ironitë, pohoi se do t’i vinte keq që protesta e studentëve do të përfundonte sikur nuk ka ndodhur gjë.

Gjatë një takimi me studentë të universitetit të Vlorës, kreu i qeverisë tha se protesta ka ikur për ‘lesh’, ndërsa shtoi se kishte dëgjuar shpesh herë shprehet se; ‘ai të manipulon’.

“Kam qenë unë në dhjetorin e parë. Kam qenë unë në vendin tënd (i drejtohet një studenti). Këtu ku jam unë se di a do vish ti. Ne na kërkonte regjimi, ne ishim kundër. Ata prapë kërkonin të uleshin në tavolinë. Këta thonë; mos shkoni atje, se ju manipulon siç ia bëri Lulit. Pse ça do bëj unë? Magji të zezë? Unë them jam dakord. Po ta drejtoja unë protestën do ishte më mirë, ju po e çoni për lesh protestën. S’dua që protesta të mbarojë dhe të duket sikur s’ka ndodhur gjë”, tha Rama. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat