27.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Rama publikon fjalën që s’mbajti dot sot në Kuvend

spot_img

Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook-un e tij përmes ERTV ka publikuar fjalën që do mbante sot në parlament, por që nuk mund ta thoshte pasi u qëllua me vezë nga deputeti i PD, Endri Hasa, dhe iu desh ta ndërpriste.

“Ishim sot në parlament për të diskutuar për studentët me opozitën. Një trim kotecesh u çua për në foltore kur flisja unë duke nxjerrë nga xhupi vezë në përpjekje për të më qëlluar mua. Kështu debati mbaroi duke u kthyer në një konflikt rruge. Opozita bllokoi debatin që e kërkoi vetë,” tha Rama e më pas tregoi fjalën e tij.

Kreu i qeverisë thotë se të gjithë vëmendjen e tij e ka përqendruar tek studentët dhe dialogu me ta. Gjithashtu ai nuk ka nguruar të sulmojë dhe dy kundërshtarët e tij politikë, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi.

Pjesë nga fjala e Ramës

Ja dhe fjala që mbajta po nuk e ndava dot me ju.

Sot më shumë se kurrë, askush më kollaj se Lulëzimi, s’mund t’ua tregojë shqiptarëve pse zgjedhja e tyre e vetme është e do jetë kjo shumicë qeverisëse.

Ndërsa unë vet do vazhdoj dialogun e vështirë me studentët, pasi ata më shohin mua si zgjidhjen e vetme. Ky parlament s’ka nevojë për mua, ndërsa studentët po.

Mirë se u ktheve shëndoshë e mirë Luli, se me gjithë atë mllef që kishin për ty protestuesit ta kam pasur merakun. Po shyqyr që studentët e kishin keq dhe me motrën opozitare, kështu që ata s’dinin kë të kapnin prej zhelesh përpara. Ju u fshehët nëpër turmë, e tani jeni të dy shëndoshë si molla.

Tregoju shqiptarëve sa i panevojshëm je për ta që përveç që mos të të votojnë po as mos të të kenë inat kot për gjëra që ti nuk i bën dot.

Doktoresha e Shkencave Kryemadhi do e shfrytëzojë çdo minutë për t’u ndriçuar rrugën e studentëve që s’e shohin dot me sy.

Kjo ishte fjala ime në Kuvend sot, por vëmendja ime është për të gjithë studentët, që refuzojnë këtë opozitë kotecësh. (real-news.tv)

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2225148174472243/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat