fbpx

Rama publikon shifrat dhe ironizon opozitën: Sa shumë kanë harruar disa që flasin për rritje të krimit

Corona-Virus-Albanien-Edi-Rama-1.jpeg.jpg

Albania's Prime Minister Edi Rama waits before a meeting of the EU-Western Balkans Summit at the EU headquarters in Brussels Belgium February 16, 2020. Aris Oikonomou/Pool via REUTERS REFILE - CORRECTING COUNTRY

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të marte ka reaguar ndaj akuzave të opozitës në lidhje me luftën ndaj krimit të organizuar.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në Facebook ka publikuar disa shifra krahasuese nga numri i vrasjeve në vitin 2012 dhe 2019.

Sipas shifrave të publikuara nga Rama, në vitin 2012 numri i vrasjeve ishte 126 ndërsa në vitin 2019 numri i vrasjeve ishte 58.

“Me këto shifra që tregojnë sa shumë kanë harruar disa që flasin për rritje të krimit (ndërkohë që nuk po vendos 2020-ën sepse shifra është ende më shumë domethënëse, po meqë viti s’ka mbaruar akoma)”, shkruan kryeministri.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303